×
  • Sport
  • Sport

    Partia e Edi Ramës spiunoi edhe De Biasin

    Insajderi
    21 April 2021 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk kanë fund çudirat në këtë vend. Pasi i hoqën pasaportën diplomatike, ditën e sotme është zbuluar se nën patronazhimin nga PS ka qenë edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

    Ky i fundit mbahej nën vëzhgim nga patronzhisti i PS, i cili raportonte në parti rreth teknikut 64 vjeçar. Sa i përket preferencave, De Biasi është vendosur në listën e njerëzve “pa informacion”

    Bie në sy që personi që e mbante në “survejim” De Biasin quhet Alban Hoxha. Për korrektesë: deri më tani nuk kemi asnjë informacion që konfirmon se kemi të bëjmë me portierin e Partizanit dhe të Kombëtares shqiptare.

    Në listën që po qarkullon tashmë prej ditësh dhe që është shndërruar në një debat kombëtar, figurojnë dhjetëra persona me të njëjtin emër dhe mbiemër me atë të portierit të Partizanit, por edhe duke e njohur natyrën e Albanit, duke thuajse e pamundur. /albeu.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark