×
  • Sport
  • Sport

    “Partneret i zgjedh më të mëdha”, “ylli” i Dortmundit ka gënjyer për moshën?

    Insajderi
    12 January 2023 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli i Borussia Dortmundit dhe i Gjermanisë, Jusufa Mukoko është i përfshirë në një skandal, pasi dyshohet se ka falsifikuar moshën.

    Sulmuesi i cili konsiderohet si një ndër të rinjtë më të talentuar te “pancerat”, ka lindur në Ja-unde të Kamerunit, ndërsa në vitin 2014 u transferua në Gjermani për të jetuar, ku edhe u birësua.

    Dyshimet janë se mosha e tij është 22 vjeç dhe jo 18, siç njihet në dokumentet zyrtare.

    Në median austriake “Laola 1”  është publikuar një certifikatë lindjeje e vitit 2000 me emrin Jusufa Mohamadu dhe i atribuohet sulmuesit të Dortmundit, Mukoko.

    Federata gjermane nuk pranoi që të komentonte duke e quajtur spekullim.

    Në vitin 2017, institucioni gjerman i futbollit mohoi çdo paligjshmëri në lidhje me dokumentacionin e lojtarit, ditëlindja e të cilit është regjistruar më 20 Nëntor 2004.

    Javën e kaluar, Kameruni, vendi i origjinës së lojtarit u trondit nga një skandal, pasi 21 nga 30 futbollistët e përfaqësueses U-17 rezultuan më të mëdhenj.

    Për Mukoko kishte interesim nga Njukastëllit dhe Çelsi në Premier Ligë, por klubet janë tërhequr deri sa situata të qartësohet.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark