×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Partnerja e Benzemas flet për lidhjen me futbollistin dhe konvertimin në fenë islame

    Insajderi
    01 July 2023 - 11:46

    E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka dhënë intervistën e saj të parë që nga fillimi i lidhjes me sulmuesin.

    Francezi është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit, por marrëdhënia e tij me Jordaninë ka mbetur larg syrit të publikut.

    “Kur takova Karimin, nuk e dija se kush ishte ai. Unë jam amerikane, nuk di shumë për futbollin”, tha modelja.

    “Që në fillim u ndjeva sikur ai ishte diçka ndryshe. Karim është një djalë i mrekullueshëm. Ne kemi qeshur kaq shumë së bashku… Kur them se ai është shoku im më i mirë, e kam fjalën me të vërtetë ai është”, shtoi partnerja e futbollistit.

    Jordan foli gjithashtu se si ajo është konvertuar në Islam.

    “Ishte këtu në Xhaminë e Madridit. Ata recitojnë Kur’an… Është një ceremoni e vogël dhe intime. Kam qarë si fëmijë. Jam shumë sentimentale. Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur”, tha Ozuna.

    “Gjithçka që kam lexuar për të më ka prekur, gjatë Ramazanit kam lexuar Kuran dhe më ka përlotur. Lexova gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë. Një libër vërtet i çmuar”, zbuloi tutje ajo.

    Ndërkohë, në fillim të qershorit, sulmuesi francez, Karim Benzema, iu bashkua klubit saudit, Al-Ittihad, për të vazhduar pjesën tjetër të karrierës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark