×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas 43 vitesh një grua zbulon se ka vizituar varrin e gabuar të babait

    Insajderi
    23 September 2022 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua ka mbetur e tronditur kur ka zbuluar se për 43 vite ka vizituar një varr tjetër dhe jo atë të babait të saj.

    Sylvia Ross, 67 vjeç, ka vizituar rregullisht varrin që ajo besonte se ishte i babait të saj për më shumë se 40 vjet. Sylvia varrosi babanë e saj, John Thomas Thompson, në varrezat Witton Park në Bishop Auckland, SHBA, në 1979.

    Familja e zbuloi gabimin vetëm nga një postim në Facebook për një pllakë të vendosur gabimisht në varreza, e cila po zhvendosej nga këshilli. Më pas u konfirmua se Sylvia dhe familja e saj kishin vizituar për vite me radhë varrin e gabuar.

    Një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar se si ndodhi ky gabim dhe si u varros babai i Sylvias dy parcela larg asaj që ata mendonin se ishte. Vajza e Sylvia, Lynette, tha:

    Unë kurrë nuk e kam takuar gjyshin tim, por nëna ime ka vizituar varrin e tij për 43 vjet. Varri ku ajo ka shkuar për 43 vite i përket një burri të quajtur Fredrick Brown.

    Familjarët kanë kuptuar se ngatërresa me varret është bërë nga bashkia dhe përgjegjësit e varrezave pas ndryshimit të pronësisë së tyre. Autoritetet i kanë kërkuar falje familjes dhe kanë rregulluar gabimin e tyre, por familjarët janë ende të tronditur e të shokuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark