×
Show

Pas 8-muajve, Ermal Fejzullahu i kërkon falje publike në ‘Review’, personit më të afër të presidentit!

Insajderi
14 December 2019 - 20:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ka mjaftuar një koment në një fotografi që menaxheri, Faton Shoshi e kishte publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”, për ta gozhduar i madh e i vogël këngëtarin, Ermal Fejzullahu.

Ky i fundit kah mesi i Prillit të këtij viti (2019) kishte bërë një koment në imazhin ku shihej këshilltari dhe ndihmësi personal i Presidentit të Gambisë përkrah me shoshin, që të dy duke darkuar.

Por këngëtari i cili njihet si një person që i pëlqen humori, si me shaka kishte shkruar  “thuaj le të buzëqeshë se nuk po shihet”, çka edhe bëri që Ermali të etiketohej si racist.

E sonte në emisionin “Review me Nora Haxhën”, 8-muaj pas gjithë kësaj buje, këngëtari i ka kërkuar falje publike personit në fjalë.

Pos kësaj Ermali ka dhënë edhe një koment të tij për ata që e kanë quajtur racist, e të cilin mund ta dëgjoni në videon më poshtë.

Emisionin “Review me Nora Haxhën” mund ta ndiqni çdo të shtune edhe në TV Dukagjini nga ora 20:10.

/ © Review – Insajderi /

https://www.facebook.com/emisioniReview/videos/2646896028721482/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark