×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas aderimit të teologut Bajrami në VV, Latifi kërkon që flamuri kuqe e zi të hiqet nga kjo aleancë

    Insajderi
    20 December 2020 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aderimi i teologut, Mustafë Bajrami në Lëvizjen Vetëvendosje ka nxitur reagime të shumta, shkruan Insajderi.

    Së fundmi ka reaguar edhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi, i cili ka pasur një kërkesë ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit.

    “Veç ky flamur duhet të hiqet nga kjo aleancë, se nuk e ka vendin aty”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

    Duke e komentuar këtë aderimi Latifi, ka thënë se këtë bashkim të teologut Bajrami me një parti të majtë si Lëvizja Vetëvendosje, si aleancë mes ekstremistëve islamikë dhe atësitëve të majtë.

    Ai duke cituar filozofin Pascal Bruckner, ka thënë se kjo alenacë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.

    “Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë. Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit”, ka shkruar Latifi.

    Postimi i plotë i Latifit:

    Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë.

    Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.

    Tani edhe në Kosovë kjo aleancë po shtrihet. Veç ky flamur duhet të hiqet nga kjo aleancë, se nuk e ka vendin aty. Ky flamur i takon veç kombit shqiptar dhe ëndrrës së tij perëndimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark