×
  • Showbiz
  • Show

    Pas ashpërsimit të masave, edhe Kida po shijon pushimet në Dubai

    Insajderi
    07 April 2021 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ashpërsimi i masave të reja në Kosovë ka bërë që shumë prej artistëve shqiptarë të udhëtojnë nëpër vende të tjera.

    Dhe si destinacion i preferuar për të kaluar këto ditë të izolimit duket se për shumë prej yjeve është Dubai.

    Pas Ermal Fejzullahut, Encës, Arta Elezajt, Afërdita Paçaradës e Lorik Canës – pushimet në të njëjtin vend së fundmi po i kalon edhe Kida.

    Artistja shqiptare ka publikuar një fotografi në llogarinë personale, Instagram, gjersa shfaqet në një makinë luksoze ngjyrë neon.

    Ajo duket në formë të mrekullueshme marrë parasysh që këto ditë kishte bërë edhe një ndryshim në dukje.

    Me balluke e flokë të bardhë, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve.

    “Nuk nevojitet asnjë filtër”, ka shkruar ajo.

    Reagimet dhe komplimentet në pjesën e komenteve nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet social. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark