×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas dëbimit të 10 diplomatëve amerikanë nga Rusia, ambasadori i SHBA shkon në Uashington për konsultime

    Insajderi
    21 April 2021 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërsa tensionet mes Washingtonit dhe Moskës vijojnë të rriten, ambasadori amerikan John Sullivan ka njoftuar se do të kthehet në Washington. “Do shkoj të flas vetë, direkt, me Shtëpinë e Bardhë”, tha ai në një deklaratë.

    Ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan, do të kthehet këtë javë në Ëashington për të biseduar direkt me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë sa i përket tensioneve midis Amerikës dhe Rusisë.

    “Besoj se është e rëndësishme për mua të flas drejtpërdrejt me kolegët e mi të rinj në administratën e Biden, në Uashington, për gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë,” tha Sullivan në një deklaratë.

    Ambasadori shtoi se do të kthehet në Moskë në javët e ardhshme,  përpara ndonjë takimi mes Presidentëve Biden dhe Putin.

    Njoftimi për këtë vizitë të diplomatit amerikan erdhi pasi Rusia njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve amerikanë në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e reja nga administrata e Biden.

    Pak javë më herët, presidenti Biden e cilësoi homologun rus Vladimir Putin si një “vrasës”.

    Ndërkohë, që tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit kanë arritur kulme historike në javët e fundit.

    Rusia vijon grumbullimin e trupave ushtarake përgjatë kufijve të Ukrainës, duke shkaktuar frikën e një pushtimi. Burgosja e  Alexei Navalnyt, kritik ndaj presidentit Putin, gjithashtu ka kontribuar në dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe. Ndërkohë, këtë të martë, Rusia dërgoi një flotë me mbi 20 anije luftarake në Detin e Zi.

    Në një telefonatë të fundit, pak ditë më herët, presidenti Biden i propozoi homologut Putin një samit në një vend të tretë.

    Rusia ka thënë se po shqyrton propozimin për këtë samit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark