×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dënimit të Grudës dhe Shalës reagon Bajrami: Hajnat në burg!

    Insajderi
    07 December 2022 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit.

    Ata janë dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

    Pas dënimit të Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, ka ardhur reagimi i Hykmete Bajrami, ish-ministres së Financave në kohën kur u vodhën milionat.

    Reagimi i plotë:

    E denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit dhe sot ka vendim të Gjykatës. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.

    Vendimi i sotshëm i Gjykatës tregon se kur ka bashkpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelën pa u ndëshkuar.

    Unë besoj shumë se organet e drejtësisë dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bashkrendojnë aktivitetet, që mjetet e vjedhura të kethen sa më parë në buxhetin e shtetit.

    Hajant e kanë vendin në burg. Secili zyrtar që abuzon duhet të zbulohet, të denocohet dhe hajant duhet të marrin dënime kapitale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark