×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas digës, rusët hedhin në erë tubacionin më të madh të amoniakut në botë

    Insajderi
    07 June 2023 - 23:40

    Frika për një tjetër fatkeqësi mjedisore u ngrit në Ukrainë pasi tubacioni më i madh i amoniakut në botë i vendosur në Kharkiv u bombardua të martën.

    Sipas mediave të huaja, burime pro-Moskës, publikuan pamjet që tregojnë një re gazi që shpërndahet mbi një zonë pyjore pranë qytetit Masyutivka, e cila shtrihet në “zonën gri” midis kufirit rus dhe ukrainas.

    Mësohet se, aty strehohet një stacion pompimi për tubacioni Tolyatti-OdessA.  

    Amoniaku është një komponent kyç i plehrave nitrat, me Rusinë që është një nga prodhuesit kryesorë të tij në mbarë botën.

    Por është gjithashtu jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkaktojë acarim të rëndë në mushkëri, fyt, hundë dhe sy, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore për njerëzit që mund të ekspozohen ndaj tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark