×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas dorëheqjes del në pah Rifat Latifi, takohet me Viola Von Cramon

    Insajderi
    10 November 2022 - 23:00

    Kryetari Themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe ish-Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka takuar në Bruksel raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, eurodeputetin austriak Lukas Mandl, eurodeputetin bullgar Radovan Kanev, eurodeputetin kroat Karlo Ressler, dhe po ashtu eueodeputetin Andreas Schiedler, ku temë diskutimi ishte gjendja aktuale e kujdesit shëndetësor të Kosovës dhe rruga e transformimit drejt standardeve evropiane.

    Duke folur për gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në Kosovë, Dr. Rifat Latifi para eurodeputetëve theksoi se shëndetësia në Kosovë është e injoruar dhe e lënë pas dore, e keqmenaxhuar, e rrënuar nga korrupsioni, me një infrastrukturë spitalore të vjetër, si dhe me kushte dhe shërbime jo të duhura për pacientët.

    Por si mund të përmirësohet dhe zhvillohet ky sistem, apo si të tranformohet shëndetësia e Republikës së Kosovës dhe shumë vendeve të tjera?! Prof. Dr. Latifi tha se kjo mund të bëhet përmes avansimit të programeve klinike dhe krijimit të qendrave të ekselencës, sigurimit të transparencës së plotë, përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe ndalimit të korrupsionit, modernizimit të infrastrukturës spitalore, etj.

    Ndërkohë, të gjithë eurodeputetët në këtë takim e mbështetën Prof.Dr. Rifat Latifin në projektet dhe vizionin e tij për një sistem shëndetësor të zhvilluar në Kosovë, në mënyrë që pacientët të kenë shërbime dhe përkudesje më të mirë në vendin e tyre.

    Më poshtë gjeni pikat e diskutimit në takimin e mbajtur sot në mes Prof. Dr. Rifat Latifit dhe eurodeputetëve në Parlamemtin Evropian në Bruksel.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark