Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Rumanisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.
Qysh në minutat e para, belgët u treguan më të rrezikshëm dhe shënuan gol me anë të Tielemansit.
Edhe në pjesën e dytë, Belgjika tregoi më shumë kualitet dhe në minutën e 80’të me anë të Kevin De Bruyne shënoi golin e dytë.
Me këtë fitore, Belgjika shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë, nga tri pikë kanë të gjitha shtetet që bëjnë pjesë në Grupin E dhe ndeshjet e fundit përcakotjnë ekipet kualifikuese në raundin eliminim/direkt.