×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Veton Surroi e bën babain hero kombi, plus vrasësin Fadil Hoxha

    Insajderi
    17 February 2021 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, publicisti milioner Veton Surroi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke i përmendur disa figura kombëtare, e mes tyre duke futur figura të komprometuara dhe shtypëse.

    Në mesin e figurave të përmendura, Surroi ka futur edhe babain e tij, Rexhai Surroin duke e çuar në një nivel tjetër dukurinë “me të njofshëm” që ka qenë prevalente tash e sa kohë në shoqërinë tonë.

    Për fat të mirë ai nuk ka harruar figura të mëdha të UÇK-së si Adem Jashari, Luan Haradinaj, Agim Ramadani e Zahir Pajaziti, pooor, Surroi ka futur në një listë me këta heronj edhe komunistin vrasës Fadil Hoxha.

    Për më keq, Surroi menjëherë pas Hoxhës e ka futur edhe atdhetarin Shaban Polluzha, i cili i kishte dalë kundër komunistëve të prirë nga Fadil Hoxha pasi i kishte kuptuar qëllimet represive të tyre.

    Për ta shtypur kryengritjen e Shaban Polluzhës, Fadil Hoxha me kryengritësit e tij kishte vrarë mijëra shqiptarë në Drenicë.

    Por, duket se kjo nuk i ka lënë kurrfarë përshtypjeje Veton Surroit.

    Statusi i plotë:

    Urime përvjetorin e pavarësisë Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Fadil Hoxha, Shaban Polluzha, Veli Deva, Adem Jashari, Esad Mekuli, Bedri Pejani, Fehmi Agani, Jusuf Gërvalla, Nexhmije Pagarusha, Rexhai Surroi,  Anton Çetta, Agim Ramadani, Rahmije Dobroshi, Luan Haradinaj. Mahmut Bakalli, Gazmend Zajmi, Zahir Pajaziti, Ymer Pula, Melihate Ajeti, Ali Podrimja, Mark Krasniqi, Ylfete  Humolli, Maksut Shehu… (një listë që pasurojmë çdo njëri prej nesh me emrat që nuk do  harruar e me emrat e atyre që ende nuk kanë lindur)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark