×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Pas hulumtimit të Insajderit, kryetari Hyseni shkarkon drejtoreshën e arsimit

    Insajderi
    05 September 2022 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e ka shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së arsimit, Selvete Sylejmanin. Ky shkarkim vie pas raportimit të Gazetës Insajderi për nepotizëm brenda dikasterit që Selvete Sylejmani drejtonte në Komunën e Gjilanit.

    Në hulumtimin e fundit që Gazeta Insajderi publikoi për Komunën e Gjilanit, zbuloi ekskluzivisht se si drejtoresha e arsimit kishte intervenuar në punësimin e tre personave me kontratë pune në fushën e arsimit.

    Hulumtimi thotë se drejtoresha, Selvete Sylejmani ka punësuar motrën e saj, Elfete Pajaziti si edukatore mbështetëse në insituticionin parashkollor “Integj”, në Gjilan.

    Tutje, hulumtimi tregon edhe punësimin e dy familjarëve të deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, brenda arsimit në Gjilan. Ai kishte punësuan gruan dhe motren e gruas.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pohuar se shkarkimi i drejtorieshës ka ardhur pas publikimit të hulumtimitn nga Insajderi për neputizëm brenda Drejtorisë së Arsimit.

    “Shkarkimi i saj ka ndodhur për shkak të nepotizmit në një konkurs”, ka pohuar Hyseni.

    Insajderi ju sjell detajet se si u punësuan familjarët e njerzëve në pushtet.

    Në listën e kandidatëve të pranuar si mësimdhënës shkollash, figuron si e punësuar Miranda Aliu, gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetvendosje nga Gjilani, Luan Aliut. Ai kishte punësuan gruan dhe motren e gruas.

    Miranda Aliu, ishte punësuar si mësimdhënëse e Sociologjisë-Filozofisë, thuhet në vendimin e punësimit.

    Nuk shkoi dhe shumë larg, gruas së deputetit i është punësuar edhe motra, Mimoza Alidema.

    Ajo tashmë do ta ushtrojë pozitën e edukatores në shkollën fillore e mesme e Ulët “Abaz Ajeti “, në Gjilan. Ajo sipas vendimit do të jetë zëvendësim i mësimëdhënëses që është në pushimin e lehonisë.

    Ky nuk është hulumtimi i vetëm që Insajderi kishte zbuluar për punësime familjare, dallavere me tendere e shpallje publike për përfitime të OJQ-ve që prapa tyre fshiheshin njerëz të lidhur me Vetëvendosjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark