×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas kërcënimit flet për Insajderin ministri Vesel Krasniqi

    Insajderi
    27 November 2020 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kërcënuar sot nga sekretari i tij, Burim Rreci.

    Ndonëse ende nuk dihet arsyeja e këtij kërcënimi, ministri Veseli tashmë ka përfunduar deklarimin e tij në polici.

    Këtë e ka konfirmuar vetë ministrit Krasniqit në një prononcim për Gazetën Insajderi.

    Sipas Veselit, personi që e kërcënoi ende po vazhdon të qëndroj në zyrën e tij të cilën e ka uzurpuar.

    “Unë sapo përfundova deklaratën për kërcënimin në polici. Ndërsa personi që më ka kërcënuar vazhdon të qëndron në zyrën e sekretarit të cilën e ka uzurpuar edhe përkundër vendimit tim për suspendimin e tij me datën 25.11.2020”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

    Ministri ka shprehur shqetësimin e tij rreth neglizhencës së organeve të rendit, pasi edhe pas kërcënimit Rreci nuk është ftuar ende për tu marr në pyetje.

    “Jam i shqetësuar për neglizhencën e organeve kompetenteve që nga ora 09:00 dhe ende vazhdon të qëndron në zyrë, pa iu marrë asnjë deklaratë personit që kam marr kërcënime”, ka thënë Krasniqi

    Rikujtojmë se në shtator ministri Veseli kishte pezulluar nga puna e sekretarit Burim Rrecin për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit.

    Rreci ju kishte drejtuar Gjykatës Themelorë në Prishtinë, pasi sipas tij iu kishte shkeluar e drejta themelor e punës.

    Me vendimin e 18 nëntorit Gjykata e kthen Rrecin në vendin e punës në pozitën e Sekretarit të MTI-së. Por, Rreci ishte shkarkuar prapë nga ministrit Veseli me 25 nëntor të këtij vitit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark