Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 28 prill nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, largoi nga puna ish-sekretarin, Eroll Salihun.
Ky i fundit dërgoi një ankesë në “Komisionin për Ankesa” ndaj vendimit diciplinor të datës 28 prill.
Në ankesën e dërguar, Salihu theksoi se kishte kontratë të përhershme pune dhe se nuk i nënshtrohet asnjë rregulloreje përveç asaj të punës.
Poashtu, Salihu bëri të ditur që KE e ka larguar nga puna pa e marrë kurrë në pyetje dhe pa dhënë ndonjë deklaratë. Ai kërkoi nga KE që ta di saktë se për cilën thënie është akuzuar.
Derisa, poashtu bëri të ditur se iu qëndron prapa edhe konstatimeve të tij për kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademin.
Në ankesën e tij, Salihu radhiti disa nga “mashtrimet” e Agim Ademit. Sipas tij, Ademi pagoi shumë gazeta e portale në bazë të preferencave të tij, gënjeu në RTK se nuk kishte marrë akuzë nga UEFA, pagoi paligjshëm KE-në e vetën për pushime tash e dy vite, gënjeu KE-në dhe mua (Eroll Salihun) se nuk kishte aktakuzë dhe se ishte i pastër, qëndroi jashtligjshëm disa muaj si kryetar ndonëse e kishte të caktuar datën e burgimit – këto ishin vetëm disa nga mashtrimet që i bëri Agim Ademi e që Salihu i kishte rënditur në ankesën e tij.
Të gjitha mund t’i lexoni në fotografinë më poshtë:
Krejt në fund, Salihu kërkoi që vendimi i Komisionit Disiplinor të shpallet “null”.
Ndryshe, Eroll Salihu, i cili në kohën e fundit kishte folur haptazi për “parregullsitë” brenda FFK-së, ishte supenduar edhe para një kohë për deklaratat e tij në emisionet televizive.
Përmes njoftimin, FFK njoftoi se Salihu bëri shkelje disiplinore, duke nënvizuar se do ta njoftojnë në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.
“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, thuhej në njoftim.
Kujtojmë se, Insajderi kishte raportuar për raportin e Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit – rrahjet, punësimet, haraçin dhe premtimi për një klub të Gjilanit.
Në këtë raport ishin shtjelluar të gjitha problemet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, që prapa tyre sipas Eroll Salihut, qëndron Agim Ademi dhe grupi i tij.