15:41 - 20 Mars 2023

Përpos doneve të panumërt dhe mesazhe të shumtë nëpërmjet aplikacionit “Big Love”, Luizi ka diçka për t’iu thënë ndjekësve të tij.

Teksa ndodhej në suitën e fituar nga Kiara, Luizi është shprehur falenderues ndaj ndjekësve të tij pasi ia kanë bërë jetën më të bukur.

“O jeni të mirë o zot ma keni zbukuru ditën, jetën, realisht. Ishalla o zot ju kena dhuru veç kënaqësi, veç gëzim, veç buzëqeshje dhe lojë të fortë dhe ishalla po gëzojmë të gjithë bashkë në fund. Uroj mos t’iu zhgënjej kurrë”, shprehet Luizi.