10:34 - 30 Shtator 2022

Pas ndarjes së bujshme me modelen ruse Ariana Lirey, Don Xhoni është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për sa i përket jetës personale. Reperi nga Kosova ka tërhequr vëmendjen me komentet ndaj aktores së filmave për të rritur, Alby Rydes.

Ndërsa kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, ata nuk kanë kursyer dhe komentet flirtuese.

Në një fotografi që ka ndarë Alby në Instagram, vihet re komenti që i ka lënë reperi. “E preferuara” ka shkruar reperi shoqëruar me një zemër të kuqe.