×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pas ndarjes nga Atdhe Xharavina, ish-konkurrentja e “Për’puthen” shfaqet krahë partnerit të ri

    Insajderi
    28 May 2022 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Sara Malaj u përfol shumë në lidhje me romancën e saj me Atdhe Xharavinën ku dyshja u deklaruan për njëri-tjetrin dhe dolën çift nga programi.

    Mirëpo pas daljes ata patën goxha ulje-ngritje dhe u përfolën goxha nga fansat se lidhja e tyre nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë edhe pse ata i mohuan zërat dhe shpesh herë publikonin foto apo video për të “vërtetuar” se ishin bashkë.

    Dhe pse është aktive në rrjetet sociale ajo ka qëndruar larg vëmendjes së mediave prej disa kohësh dhe nuk është përfolur shumë. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ish-konkurrentja ka zbuluar se tashmë ndodhet në një lidhje.

    Image

    Sara Malaj/Instagram

    Ajo shihet krahë djalit që duket se i ka rrëmbyer zemrën por në fytyrën e tij ajo ka vendosur një zemër të madhe duke mos i zbuluar identitetin.

    Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark