×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pas ndarjes së zhurmshme, Don Xhon rregullon raportet me modelen ruse

    Insajderi
    13 February 2023 - 16:58

    Reperi drenicas pati një lidhje të shkurtër me modelen ruse, e cila u shoqërua me shumë bujë.

    Ndarja nuk ishte aspak e qetë, pasi për një kohë dyshja thumbuan hapur njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

    Por duket se në heshtje paskan rregulluar raportet.

    Këtë e zbuloi Ariana, e cila përmes një bisede me ndjekësit e saj foli për artistin drenicas.

    ‘’Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin’’, ka thënë modelja duke zbuluar se ruajnë relata të mira pas ndarjes.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark