×
Sex

Pas orgazmës më të gjatë ndonjëherë, vdes në vend

Insajderi
01 February 2021 - 15:28

Charles Mayava (35) nga Palombe, një qytet në vendin afrikan Malavi, ishte hera e parë, por edhe e fundit, për fat të keq, që përjetoi fenomenin e “orgazmës ekstreme”.

Sipas një miku të tij, Charles donte të angazhojë një prostitutë në mënyrë që më në fund të përjetonte diçka që nuk kishte përjetuar kurrë më parë me gruan e tij.

Edhe pse miqtë, si dhe policia në vend në vendin e ngjarjes, menduan se Charles vdiq nga eksitimi i tepërt, domethënë se pësoi sulm në zemër, kjo nuk ishte e vërtetë.

“I ndjeri përjetoi një orgazëm ekstreme që mund të zgjasë 5-10 minuta. Mikja e cila ishte me të atë natë thotë se në momentin e orgazmës ai thjesht ngriu dhe se vërejti se si trupi i tij ndërroi ngjyrën dhe të filloi shpejt të zbehet. Ajo gjithashtu tha se disa vija të bardha u shfaqën nga gjoksi i tij poshtë, si dhe që e shtyu atë, sepse ai ishte plotësisht i paralizuar. Ajo ishte e frikësuar sepse kujtoi se mund të ishte sulm në zemër. Thotë se ishte në atë gjendje të orgazmës ekstreme së paku 10 minuta”, kanë thënë në polici.

Mjekët nga Spitali Migova në Palombe zbuluan se Charles kishte shumë kapilarë të plasaritur në atë moment dhe se ai gjithashtu përjetoi hemorragji në tru. “Ky është një fenomen që ndodh rrallë, dhe kur ndodh, për fat të keq mund të jetë fatal. Është një kombinim i gjithçkaje në trupin e njeriut – shumë eksitim, stimulues. Në momentin e ejakulimit, trupi i të ndjerit u tkurr dhe u ngurtësua dhe ai nuk kishte më shpëtim”, ka thënë dr. Mbogo Kaduja, transmeton Nyasa Times./Insajderi.org.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
14 January 2021

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark