×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas Palestinës, raketa drejt Izraelit hidhen nga një tjetër vend kufitar

    Insajderi
    13 May 2021 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vijojnë sulmet me raketa nga militantët e Hamasit në drejtim të shtetit hebre. Pas Gazës, raketa drejt Izraelit janë lëshuar dhe nga militantët në Liban.

    Sipas asaj që raporton Ministria e Mbrojtjes, raketat e hedhura nga territori i Libanit kanë rënë në det në veri të Izraelit pa shkaktuar dëme.

    Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve dhe autoritetet izraelite nuk bëjnë me dije nëse do të ketë një reagim të ngjashëm si ndaj palestinezëve.

    Në Liban aktualisht operojnë disa grupe militantësh mes të cilëve dhe Hezbollahu, i cili u përfshi në një luftë me Izraelin në vitin 2006.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark