×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Prizrenit, çmimi i bukës rritet edhe në Kaçanik

    Insajderi
    19 November 2018 - 09:27

    Nga 0.25 cent sa ka qenë më herët, tani një bukë në Kaçanik kushton 0.30 cent.

    Kështu të paktën po pretendon një banor i fshatit Doganaj të kësaj komune.

    Ky banor ka treguar për Gazetën Insajderi, se çmimi i bukës është rritur krahasuar me çmimet e mëhershme.

    “Çmimi i bukës pas Prizrenit rritet edhe në Kaçanik. Sapo bleva në Fshatin Doganaj 4 bukë dhe kushtuan 1.20 euro d.m.th 0.30 euro një bukë”, ka thënë ky lexues për Insajderin.

    Çmimi i bukës nuk ka ndryshuar vetëm në Kaçanik, pasi një ndryshim të tillë në çmim pati edhe në Prizren.

    Nga çmimi 30 cent sa ishte më parë tani një bukë në Prizren kushton 40 cent.

    Jo vetëm çmimi i bukës, në vend ka filluar të ndryshojë edhe çmim i miellit.

    Ndryshe Kosova vazhdon të importojë 94% të grurit nga Serbia. Së fundi Kosova vendosi një taksë për produktet të cilat hyjnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, gjë që mund të ndikojë tani në ndryshimin e çmimeve. /Insajderi.co

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark