×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas publikimit të Insajderit, tërhiqet ministria e Nagavcit për punësimin e nënës së këshilltarës: Ishte gabim Teknik

    Insajderi
    15 September 2022 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka emëruar në pozitën anëtarës së Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Valbona Puka-Gola e cila është nëna e këshilltarës politike, të NagavcitArrita Golës.

    Por, pas publikimit të Insajderit Minsitrja është tërhequr. Arrita Gola në një pronencim për Gazetën Insajderi tha se çfarëdo vendimi duhet konsideruar i pavlefshëm sepse është gabim Teknik.

    Gola tha se nuk ka qenë fare e njoftuar për këtë vendim dhe se sipas saj është bërë gabim teknik në citimin e emrave.

    “Une nuk kam qene e informuar per kete vendim (e kuptova nga mesazhi juaj). Kontaktova edhe me kabinetin dhe me njoftuan se eshte bere leshim teknik ne citimin e emrave. Ju lutem, cfaredo vendimi te leshuar konsideroni si te pavlefshem, sepse nena ime nuk eshte pjese e KD te Universitetit te Gjakoves”, tha Gola për Insajderin.

    Ajo po ashtu ka shtuar se as nëna e saj nuk është e informuar për këtë vendim.

    “Nena ime nuk eshte njoftuar per ndonje propozim te mundshem, e as nuk eshte njoftuar per ndonje vendim te tille, as permes telefonit e as permes kanaleve zyrtare te komunikimit, sic do te duhej sipas ligjit per proceduren e pergjithshme administrative. Prandaj vendimi nuk vlen dhe do te korrigjohet”, përfundoi ajo.

    Gazeta Insajderi pak më parë ka publikuar vendimin në bazë të së cilës ishte punësuar nëna e këshilltarës se Nagavcit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark