15:48 - 19 Gusht 2022

Pas raportimit të Gazetës Insajderi, lidhur me dështimin e  riparimit të njësisë që prodhon 130 MË, ka reaguar ish-këshilltari i Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili është përmendur në Hulumtim.

Gazmend Begolli, ka folur për Insajderin, pas publikimit të hulumtimit duke deklaruar se “në 2021 njësia A5 ka qenë dashtë të shkonte në Rindërtim.

“Rindërtimi i njësive 200 MW është mendim i KEK-ut dhe strategjisë për energji në ardhe). Remonti Kapital me kosto 11 milion + pra ka qenë i pa nevojshem”, tha Begolli.

I pyetur për ndikimin e tij, siç edhe është përmendur në dokumentit në fjalë, Begolli ka thënë se “më vjen mirë që paskna pas fuqi bllokuese”.

Sipas Begollit vonesa në vendimmarrje për Rindërtim të njësive në TC A ka bë të domosdoshëm Remontin Kapital të A5 në 3 muajt në vijim të këtij viti.

Ai ka njoftuar që më 21 qershor 2022 ka skaduar kontrata e tij me Korporatën Energjetike të Kosovës.