×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas raportimit të Insajderit, shpërthejnë denoncimet e studenteve kundër skandalozit të UP’së, profesorit Bekim Bejta

    Insajderi
    01 April 2023 - 12:15
    Bekim Bejta
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy ditë më parë, Gazeta Insajderi ka raportuar mbi ankesat e studentëve të Fakultetit të Filologjisë, Dega “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar tek Këshilli i Etikës dhe Dekanati i këtij fakulteti ndaj profesorit Bekim Bejta.

    Profesori Bejta, bazuar në dokumentet e siguruara nga Insajderi ka bullizuar dhe ofenduar disa studentë duke i shkaktuar presion psikologjik me kërcënimet ndaj tyre.

    Në rrjetet sociale tashmë, janë duke qarkulluar fotografi të ndryshme, ku një ndër to është një fotografi e Bejtës në të mbathura.

    Komentuesi pretendon se ketë fotografi Bejta, ja ka dërguar një studenteje rreth të 20-tave.

    Ndërsa komenti tjetër tregon se si Bejta, ka komunikuar përmes e-mail më një student, që i ngjanë më shumë më kërcenim.

    Pas publikimit të lajmit, profesori Bejta, ka paralajmëruar padi ndaj studentëve të cilët e kanë akuzuar për shantazh e dhunë psikologjike.

    “U konsultova me tre avokatët e mi. sot do të inicohet në Polici rasti kundrejt kësaj studente, për ngacmim…, për agresion etj.”- ka thënë ai për Insajderin.

    Bejta i ka akuzuar edhe kolegët e tij në Fakultetin e Filologjisë duke thënë se ata janë “organizatorë të intrigës” dhe “anti-kosovarë”.

    Studentja A.K (inicialet të cilat janë ndryshuar nga redaksia) më 30 dhjetor të vitit 2022, i është drejtuar me një shkresë dekanes së Fakultetit të Filologjisë, Lindita Sejdiu- Rugova. Në të, ajo ka renditur një sërë pakënaqësish kundrejt sjelljeve të profesorit Bejta, të cilat i ka cilësuar si bullizuese, ofenduese, të dhunshme e që sipas saj, kanë ndikuar që ajo të përjetojë edhe depresion.

    A.K ka deklaruar se një qasje e tillë ka filluar qysh në vitin 2019, kur ajo ishte studente e vitit të parë.

    “Më fyente intelegjencën, më quante “spihune”, më humbte çdo afat provimesh pa marrë parasysh sa mësoja unë, se te ai nota merrët/provimi kalohet varësisht sa mirë kalon me të ose jo; madje në afatin e janarit të vitit 2022, një fyerje që s’do ta harroj kurrë, më pati thënë “He (i drejtohet studentes në mbiemër) çka po përdorë, diazepan..” e kishte vazhduar me emra të tjerë ilaqesh që fatkeqësishtë nuk i mbaj mend”, thuhet në ankesën e studentes.

    E njëjta pretendon se kur kishte kërkuar shpjegim nga profesori Bejta se pse kishte një qasje të tillë ndaj saj, ai i ishte përgjigjur “Pata dasht një herë me t’ndihmu po s’ke dashtë”.

    Tutje, A.K ka theksuar se “çështja e ndihmës” ka qenë shkas që Bejta ta vazhdoj “luftën” edhe në ligjëratën e 13 dhjetorit të 2022-tës.

    “Gjithçka filloi në korridor. Po prisnim të hynim te ai në ligjeratë. Unë po shikoja nga njëra anë dhe kur u ktheva në anën tjetër ai po kalonte aty, krahu im pa dashje preku atë e pastaj vazhdoi me “Ki kujdes, veç je femen se ishim marrë vesh ndryshe”, unë i kërkova falje dhe hyra në ligjeratë”.

    “Ligjerata filloi “normalisht” dhe papritur më tha “Sikur ti (studentes i referohet disa herë në mbiemër) që të kam ndihmu e s’më ke falenderuar kurrë”. Unë i thash që  e kisha falenderu dhe ai vazhdoi duke më kundërshtuar dhe duke përmendur rastin paraprak kur kemi pasur një debat e më pati thënë “Çka po përdorë?…”

    “Më pas vijoi e më tha “A t’kujtohet çfarë emaila m’ke shkru, t’u m’tregu për gjendjen tane personale e emocionale, n’çfarë mënyre m’ke shkru, a t’i qes qato emaila qetash”, ka deklaruar A.K.     

    Më pas, ajo ka thënë se ka mbledhur gjërat e saj, për t’u larguar nga salla ku ishte duke u mbajtur ligjerata.

    “Po del a? Ky është minus. E humbe të drejtën e provimit me mu, tash veç me dekanen ndaq hin”, ka qenë ky reagimi i Bejtës, sipas studentes.

    Profesori Bekim Bejta
    Bekim Bejta

    Studentja i ka dërguar një shkresë dekanes Sejdiu- Rugova, për t’i kërkuar që të respektohen disa nga parimet e përcaktuara në Kodin e Etikës së Universitetit. Ajo i ka kërkuar të merren parasysh nenet që i definojnë sjelljet e pa pranueshme të stafit akademik.

    Ndërkaq, një studente tjetër (emër i njohur për redaksinë) më 1 shkurt 2023 është detyruar t’i drejtohet Këshillit të Etikës për t’u ankuar për të njëjtin profesor.

    Ajo pos tjerash, nga anëtarët e këtij Këshilli, kishte kërkuar që të merret vendim në lidhje me provimin të cilin duhet të hynte.

    “Stërzgjatja e marrjes së një vendimi lidhur me ankesën time po ma pamundëson t’u nënshtrohem provimeve të vitit të tretë. Nëse kështu vazhdon, atëherë për shkak të kësaj ankese do ta humbas vitin. Prandaj kërkojë që sa më parë të jetë e mundur të mirret një vendim”, kishte kërkuar studentja nga anëtarët e Këshillit të Etikës ku po ashtu kishte kërkuar të pyetej me Komision.

    Gjithashtu ajo ka deklaruar se profesori Bejta është duke iu hakmarrë asaj.

    Bekim Bejta kercenimet
    Pas raportimit të Insajderit, shpërthejnë denoncimet e studenteve kundër skandalozit të UP’së, profesorit Bekim Bejta
    profesori Bekim Bejta

    Ajo gjithashtu ka thënë se sjelljet e Bejtes janë të njohura për menaxhmentin e Fakultetit të Filologjisë dhe Rektoratin.

    Ndërkaq, në ankesën tjetër drejtuar Këshillit të Etikës, kundrejt të njëjtit profesor është cekur se Bejta i ka obliguar studentët t’i shkruajnë e-mail për të kërkuar leje që të marrin pjesë në ligjëratën e tij.

    “Foto 9182 tregon faktin që studentet kanë qenë të obliguar që t’i drejtojnë email prof. Bejtes për t’i kërkuar leje për të mbajtur ligjëratën e tij”.

    Bekim Bekta
    Bekim Bejta
    Bekim Bejta

    Nga ana tjetër, profesori Bekim Bejta i ka mohuar akuzat e studenteve për dhunë psikologjike e verbale.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Bejta ka thënë se është studentja A.K, ajo që e ka bullizuar atë.

    “Përkundrazi, ajo ka ushtruar dhunë psikologjie dhe verbale gjatë ligjëratave duke më bullizuar. Më ka bërtitur dhe ofenduar, duke përplasur tavolinën, është afruar te fytyra dhe trupi im përtej privatësisë së tolerueshme”, ka thënë ai.

    Po ashtu, Bejta i ka komentuar edhe shprehjet që studentja i ka cekur në ankesë.

    “Ka elemente që nuk më kujtohen saktsishtë, sidomos sa i përket formulimeve por po ju jap përgjigje. Sa i përket shprehjes “Ti nuk dinë kurgjo veç ke ardh me ma prish ditën mu”, ajo më ka shqetësuar rregullisht, tashmë shumë vite. Ajo kopjon në provime”.

    “Sa i përket shprehjes “E di që shkon te Burdushi për me m’bo magji”, ajo ka deklaruar personalisht dëshirën e saj për të bërë magji. Në lidhje me shprehjen “E di që je spihune”, kolegët e saj e kanë parë duke spihunuar”.

    “Në lidhje me formulimin, “Çka po përdorë (i referohet studentes me mbiemër) diazepan…?”, Ajo ka folur për mua, duke thënë se unë përdokam diçka të tillë. Me gjasë i kam reaguar lidhur me këtë. Ndërkaq, sa i përket shprehjes “Shyqyr që je femën se më pas kanë mashkull ndryshe ishim marrë vesh”, nëse kam thënë diçka të kësaj natyre i paskam respektuar privilegjet që i takojnë femrës dhe që ne meshkujt mundohemi t’i respektojmë”, ka deklaruar Bejta.

    A.K gjithashtu ka deklaruar se para se të largohej nga ligjërata, Bejta i kishte thënë “Po del a? Ky është minus. E hupe t’drejtën e provimit me mu, tash veç me dekanen ndaq hin”?, ky reagim i tij, sipas profesorit, ka ardhur si rezultat i sjelljes së studentes.

     “Ajo ka dal vullnetarisht nga klasa, duke bërë rrëmujë. Kudo në botë, nëse studenti del prej ligjeratës pa arsye konsiderohet si minus apo mungesë. Ajo ka shumë mungesa dhe -3 nuk lejohet hyrja në provim. Po dekanja mund ta kalojë përmes ndonjë komisioni. Unë e kam kaluar në çdo provim”, ka shtuar ai.

    Bejta i ka akuzuar edhe kolegët e tij në Fakultetin e Filologjisë duke thënë se ata janë “organizatorë të intrigës” dhe “anti-kosovarë”.

     “Disa kolegë të Filologjikut të cilët kanë organizuar këtë intrigë, janë me shkrime dhe doktoraturë, plagjiaturë, ndërsa, unë isha duke përkthyer një vepër të Shakespear-it. Prandaj, edhe dëshirojnë të më dëmtojnë tashmë 20 vite sepse janë edhe anti- kosovarë me metoda serbo-fashiste”, ka deklaruar ai.

    Tutje, Bejta ka paralajmëruar padi ndaj studentes, duke thënë se është konsultuar me tre avokatët e tij.

    “U konsultova me tre avokatët e mi. sot do të inicohet në Polici rasti kundrejt kësaj studente, për ngacmim…, për agresion etj”, ka thënë ai.

    Bejta nuk ka hezituar edhe të kërcënojë Gazetën Insajderi. Ai ka paralajmëruar se nëse publikohet ky shkrim, gjatë tërë jetës së tij do e pres rastin adekuat për t’u marrë me të.

    “Në rast se ndodh të publikoni këto shpifje të personit që ju paska kontaktuar, me siguri që gjatë tërë jetës do ta pres rastin adekuat për të trajtuar drejtësisht këtë krim që do të cenonte privatësinë time”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, dekanja e Fakultetit, Lindita Sejdiu- Rugova, ka thënë se edhe pse studentja i është drejtuar asaj me kërkesë për të marrë masa kundrejt Bejtës, diçka të tillë nuk ka kompetenca të bëjë.

    “Zakonisht për këto çështje do të duhej t’i drejtohej Rektoratit jo Dekanatit, se atje merren me këto çështje. Profesori nuk ka kontratë me neve, por me Rektoratin ka kontratë”, ka thënë ajo./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark