×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas reagimit të KMShK-së dhe AGK-së për kontrollimin e mediave online, ky është sqarimi skandaloz i KPM-së

    Insajderi
    21 April 2021 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përpjekja për kontrollimin e mediave të shkruara dhe online në Kosovë përmes ndryshimit të ligjit për KPM, ka nxitur reagime të ashpra në vend.

    KMShK dhe AGK, dhe fytyra publike kanë reaguar ashpër kundër kësaj tendence ndaj kufizimit të raportimit të mediave.

    Pas këtyre reagimeve KPM kanë dalur me një reagim skandaloz rreth kësaj çështje, shkruan Insajderi.

    Sipas tyre, nuk kanë kërkuar kontrollin e plotë të mediave online por vetëm prodhimeve audiovizive.

    “Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) sqaron opinionin publik se, gjatë raportimit të KPM-së në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie të Kuvendit të Kosovës, NUK është kërkuar që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në të përfshihet çështja e rregullimit mediave online në kuadër të kompetencave të KPM-së, siç është paraqitur në opinion përmes disa portaleve. KPM-ja ka kërkuar që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në, të parashihen kompetenca sa i përket shërbimeve mediale audio-vizuele që shpërndahen në platforma online, ashtu siç është rekomanduar në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2020 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës dhe duke u bazuar në Direktivën 2018/1808 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës për Shërbime Mediale Audio-Vizuele (Audiovisual Media Services Directive)”, thuhet në sqarimin e KPM-së.

    Nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë deklaruar se një iniciativë e tilla është në kundërshtim të hapur me rregullat ndërkombëtare të gazetarisë dhe frymën e gazetarisë të instaluar në Kosovë tash e një kohë të gjatë.

    “KMShK, si mekanizëm vetërregullues që përfaqëson mediat e shkruara dhe online dhe AGK, si organizatë që përfaqëson gazetarët, kundërshtojnë çdo përpjekje dhe çdo iniciativë, nga kushdoqoftë, për përfshirjen e përmbajtjes online të mediave si pjesë e mekanizmit rregullues nga institucione shtetërore. KMShK është mekanizmi i vetëm në Kosovë që merret me etikën e mediave të shkruara dhe online (gazetat, mediat online, revistat, agjencitë e lajmeve) dhe vazhdimisht vendos për ankesat e qytetarëve dhe institucioneve në lidhje me shkeljet e etikës nga mediat e shkruara dhe online.Andaj KMShK dhe AGK kundërshtojnë fuqishëm çdo përpjekje dhe iniciativë për futjen e etikës së mediave të shkruara dhe online si pjesë e ligjit për KPM-në. Iniciativa të tilla janë në kundërshtim të hapur me rregullat ndërkombëtare të gazetarisë dhe frymën e gazetarisë të instaluar në Kosovë tash e një kohë të gjatë”, thuhet ne reagimin e tyre./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark