×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas ShBA-së, Franca i reagon edhe Australisë: Bëtë gabim të madh

    Insajderi
    18 September 2021 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Australia ka bërë një gabim të madh diplomatik përmes prishjes së marrëveshjes miliardëshe për nëndetëset franceze në favor të paktit me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, tha të shtunën ambasadori francez në Australi.

    Australia njoftoi të enjten se do ta prishë marrëveshjen me një kompani franceze për prodhimin e nëndetëseve dhe në vend të kësaj, do të ndërtojë së paku tetë nëndetëse me energji bërthamore me ndihmën e teknologjisë amerikane dhe britanike, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Kundër marrëveshjes tripalëshe mes Australisë e dy fuqive perëndimore, përpos Francës, kanë dalë edhe disa shtete tjera, përfshirë Kinën, Zelandën e Re dhe Malajzinë.

    Zyra e kryeministrit të Malajzisë tha se kjo marrëveshje do t’i nxisë fuqitë tjera për të reaguar në mënyrë më agresive në rajon, ndërsa kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka thënë homologut të saj australian se nëndetëset me energji bërthamore nuk do të mirëpriten në ujërat e territorit të saj.

    Kritika ndaj paktit trepalësh janë ngjallur edhe brenda vetë Australisë, kryesisht për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë dhe derdhjes së mbetjeve bërthamore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark