×
  • Showbiz
  • Show

    Pas sherreve me reperët, Meriton Mjekiqi tërhiqet nga emisioni i famshëm

    Insajderi
    07 May 2021 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javë më parë u përfol se Meriton Mjekiqi nuk do të ishte më pjesë e emisionit “Gjoni Black”, por moderatori e mohoi këtë gjë teksa ishte i ftuar në emisionin “NIN”.

    Meritoni tha se do të vazhdojë të drejtojë emisionin dhe me bashkëpuntorët e hershëm të programit. Por siç thotë edhe populli ku ka zë s’është pa gjë!

    Përmes rrjeteve sociale “Gjoni Black” dhe Meritoni kanë konfirmuar se ata nuk do të bashkëpunojnë më me njëri-tjetrin. Duket se ata kanë ndarë rrugët mes tyre në mënyrë paqësore dhe të dyja palët kanë falenderuar njëra-tjetrën për punën që kanë bërë bashkë.

    “Ju urojmë të gjitha të mirat ata që ishin pjesë e jona respekte! Një respekt i veçantë shkon për ekipën edhe mundësinë e secilit që kontribuoi për realizimin e këtij emisioni”, shkuhej në njoftimin e “Gjoni Black”.

    Të njëjtin postim ka shpërndarë edhe moderatori në Instagramin e tij.

    “Faleminderit shumë dhe ju që ishit pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët… ju uroj shumë suksese. Faleminderit shumë”, shkroi Meritoni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark