×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas shkarkimit të Restelicës nga “Prishtina Parking”, Rama mbledh drejtorët

    Insajderi
    24 August 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është vënë në lëvizje pasi ditë më parë shkarkoi Valdet Restelicën nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking.

    Ai sot ka mbledhur drejtorë dhe zyrtarë të lartë të Komunën së Prishtinës për të diskutuar rreth rregullores së re të “Prishtina Parking”.

    “Po punojmë për rregulloren e re të Prishtina Parking”, ka shkruar Rama në një postim të tij.

    Tutje, ao ka shkruar në Facebook se Restelica u shkarkua nga bordi i kësaj ndërmarrje, pas konstatimit se e ka keqpërdorur pozitën, keqmenaxhim dhe cenim të imazhit të kompanisë “Prishtina Parking”.

    Gazeta Insajderi ka raportuar se fillimisht në tetor të vitit të kaluar, kishte nisur procedura e negociatave mes “Parking Prishtina” dhe kompanisë “INT Class Marketing”.

    Të njëjtës iu besua në muajin tetor, tenderi që parashihej të arrinte vlerën 150 mijë euro. Kompania ishte e obliguar që sipas marrëveshjes të kryente shërbimin me softuer për menaxhimin e parkingjeve publike në Komunëm e Prishtinës.

    Kjo kontratë që sipas njoftimit, është publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, do të zgjaste plot 36 muaj.

    E njëjta është nënshkarua me 14 tetor, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tetë muaj pas kontratës së parë, e cila do të zgjeste 36 muaj, “Parking Prishtina”, lidhi kontratën e dytë të negociuar për të njëjtën punë me kompaninë “INT Class Marketing”.

    Njoftimi për nënshkrimin e tenderit të negociuar është bërë më 27 korrik 2022. Edhe Përshkrimi i tenderit është i njëjtë.

    “INT Class Marketing”, do të kryente “shërbim me softuer për menaxhimin me parkingjeve publike në Komunën e Prishtinës”.

    Veç se kësaj here, vlera e parashikuar për kontratë kishte shumën më të madhe. Peshonte 750 mijë euro.

    Kontrata e ndërmarrjes publike që menaxhohet nga komuna e Prishtinës, do të zgjas 36 muaj që nga nënshkrimi i saj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Reagime të ashpra erdhën pasi u publikua njoftimi për këtë tender.

    Nënkryetarja e Prishtinës nga PDK, Donjeta Sahatçiu ka thënë se kontrata në vlerë prej 750 mijë eurove ka shumë pikëpyetje.

    Ajo ka thënë se ka kërkuar informata nga kryeshefi për konstatim përfundimtar dhe se përderisa është në kryeqytet si nënkryetare nuk do të ketë tolerancë ndaj keq-qeverisjes.

    “Shumë pikëpytje në kontratën 750,000 euro të NPL Prishtina Parking për “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës. Lajmi tendencioz për asocimin e kontratës nën dyshime me qeverisjen e PDK në Prishtinë, të udhëhequr nga unë, është qesharak. Nëse është dikush në Kryeqytet që mund të thirret për ekspertizë në shërbime të tilla me softuer – jam unë. Dhe unë, jam edhe Nënkryetare e Kryeqytetit nga PDK.”, shkroi ajo.

    Kurse opozita ftoi prokurorinë pë ta hetuar tenderin.

    Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ka denoncuar kontratën e negociuar të “Prishtina Parking”.

    “Po vazhdon shpërdorimi dhe keqmenaxhimi i pasurisë publike në Prishtinë. 750.000€ janë shpenzuar nga Ndërmarrja Publike Komunale “Prishtina Parking” për një aplikacion që sipas çmimeve të tregut thuhet se e ka vlerën shumëfish më të ulët”, ka shkruar Sveçla në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

    Asamblisti i VV-së ka kërkuar që të bëhet hetim ndaj kësaj kontrate të dyshimtë.

    “I bëjmë thirrje personave përgjegjës të Komunës së Prishtinës të ftojnë organet kompetente, Krimet Ekonomike, për ta hetuar këtë kontratë të dyshimtë”, shtoi ai, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark