×
  • Showbiz
  • Show

    Pas sulmit të Top Channel, reagon Bora Zemani

    Insajderi
    28 March 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje në mesnatë është sulmuar me kallashnikov objekti i televizionit Top Channel. Ku si shkak ka mbetur i vdekur roja, Pal Kola.

    Në lidhjen me ngjarjen tragjike ka reaguar moderatorja, Bora Zemani.

    Bora Zemani

    Ajo në mes tjerash ka thënë se marrja e jetës nuk mund të justifikohet.

    “Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne…”, shkruan Bora.

    “Kjo është një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë. Të kujtojmë rëndësinë e problemeve të vërteta të kësaj shoqërie dhe të reagojmë për to”, ka shtuar ajo./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark