Tuchel priste një përballje të madhe nga Chelsea e tij në finalen e FA Cup dhe një tjetër zhgënjim këtë sezon erdhi kundër Liverpool. Skuadra londineze nuk arriti të merrte një trofe pas një sezoni të komplikuar për të mos thënë më pak.
Është e vështirë të imagjinohet një epilog ndryshe edhe për Romelu Lukakun, të cilin Tuchel e hodhi në formacion pasi e pa të shënonte tre herë në dy ndeshjet e fundit në Premier League.
Belgu, megjithatë, shfaqet menjëherë në vështirësi, ndeshja e ish-sulmuesit të Interit përfundon sërish një ndeshje pa shënuar. Trajneri i Chelseat e mbajti Lukakun në fushë për 85 minuta para se ta zëvendësonte, duke i mohuar mundësinë për të luajtur në kohën shtesë dhe ndoshta edhe për të ekzekutuar një penallti.
Në të vërtetë, statistikat personale të Lukakut gjatë ndeshjes janë zhgënjyese. Vetëm një goditje në portë që përfundoi jashtë dhe vetëm 15 topa të prekur. Ditë të vështira për belgun, i cili ndërkohë pati një pyetje-përgjigje në distancë me agjentin e tij, Federico Pastorello, i cili foli për problemet që ka përjetuar lojtari te Chelsea. Më pas belgu u përgjigj përmes një storie në Instagram duke thënë se askush nuk mund të flasë në emër të tij.
Tuchel i dha atij ndoshta shansin e fundit, por durimi i trajnerit gjerman zgjati 85 minuta. Pas goditjeve të penalltive, kamerat qëndruan pikërisht në fytyrën e Lukakut, i zhgënjyer dhe ende i paaftë për ta gjetur veten në një ekip në të cilin ndoshta ai ende nuk e njeh veten.