×
Show

Pas Unikkatilit, S4MMi është viktima e radhës e Feros, e quan Këlysh dhe i shkon te banesa.

Insajderi
02 August 2019 - 15:28

Fero është pa dyshim ndër rep artistët më të komentuar në vend. Çdo paraqitje e tij bën buj të madhe.

Fero edhe këtë verë si dhe verën e kaluar është mjaft aktiv me projekte, intervista, koncerte dhe deklarata. Shpesh herë deklaratat e Feros bëjnë bujë më shumë se projektet e shumë rep artistëve në vend.

Ditë më para u përfol shumë dissi i Feros drejtuar Unikatilit duke ju referuar ” je shume goce e bukur” në njërin ndër koncertet e tij, një ditë pas koncertit jo të suksesshëm te Unikkatilit në Mitrovicë.

Kësaj radhe Fero thumboj një tjetër reper i cili kohë pas kohë ka lëshuar dissa drejt Feros.

Fjala është për S4MM-in, ku gjatë një koncerti në Tetovë Fero i referohet reperit nga Tetova me “Këlysh”.

Fero mbajti koncert në Tetovë dhe u pritë mjaft mirë nga fansat e shumët që ka atje. Përveç  koncertit Fero ka postuar një numër të madh të videove ku shihet duke kaluar kohë të mirë në qytetin e Tetovës i rrethuar nga një numër i madh i fansave.

Madje Fero kësaj radhe shkon edhe më larg, duke shkuar te banesa e S4MM-it dhe duke e fyer atë pran banesës së tij. /Insajderi.com

https://www.instagram.com/p/B0o8MVOl_HD/

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark