×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas urdhërit të Vuçiqit, autoblindat e ushtrisë serbe nisen për të ardhur afër kufirit të Kosovës?

    Insajderi
    26 May 2023 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu ka bërë thirrje sot Ushtrisë serbe të jenë në gjendje gatishmërie. Kjo për shkak të situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës.

    Vuçiq nënshkroi një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarave të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë.

    Po ashtu, ai i urdhëroi që ato urgjentisht të lëvizin në drejtim të vijës administrative me Kosovën.

    Insajderi ka siguruar pamje nga një lexues ku shihen autoblinda të ushtrisë serbe të cilat janë parë në afërsi të Rashkës.

    Situata e tensionuar në Serbi është shkaktuar nga serbët të cilët ishin kundër vendosjes së kryetarëve shqiptarë në objektet zyrtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark