×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas vendimit të Policisë për rritje të prezencës, rreth 200 zyrtarë policorë zbarkojnë në veri

    Insajderi
    08 December 2022 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më shumë se 200 policë të Kosovës kanë zbarkuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit.

    Ky veprim erdhi pas vendimit të Policisë për ta rritur prezencën në veri. Sipas saj, zyrtarët policorë janë aty për të garantuar sigurinë.

    “Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rrisë prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Policia ende nuk ka dhënë detaje të tjera mbi zbarkimin e Njësisë Speciale në veri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark