×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas vërshimeve, Kurti paralajmëron nisjen e hetimeve për veprimet e jashtëligjshme në dëm të natyrës

    Insajderi
    25 January 2023 - 10:56

    Kryeministri Albin Kurti, tha se ndër shkaktarët kryesor të përmbytjeve që ndodhën ditëve të fundit në Kosovë, janë dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i jashtëligjshëm, mbeturinat, prerja ilegale e pyjeve e planifikimi jo i duhur i infrastrukturës. Në fjalimin hyrës në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se për këtë duhet të ketë hetime.

    Sipas Kurtit, nuk mjafton vetëm rimëkëmbja dhe përballja me këtë dukuri, e cila sipas tij ka filluar të shpeshtohet në Kosovë.

    “Dëmtimi i lumenjve nga eksploatimi, mbeturinat, prerja ilegale e pyjeve, sistemet joadekuate të kanalizimeve, planifikimi jo i duhur i infrastrukturës i kanë shpeshtuar përmbytjet në vendin ton. Karshi këtyre duhet të bëjmë edhe vlerësim të sjelljes sonë karshi natyrës. Duhet edhe hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit. Nuk mjafton rimëkëmbja nëse ajo përsëritet, duhet ndërgjegjësim dhe mobilizim”, tha Kurti.

    Ai tha se Qeveria do t’u dalë në ndihmë komunave, familjeve e bizneseve të prekura duke u qëndruar pran dhe se ndihma nga Qeveria nuk do të mungoj.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark