×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas zhvillimeve të shumta në veri, Lajçak pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë javës së ardhshme

    Insajderi
    04 December 2022 - 19:36

    I dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë së shpejti Prishtinën dhe Beogradin.

    Si fillim, Lajçak pritet që nesër me fillim nga ora 11:00 të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Vizita e Lajçak është raportuar se në thelb ka për qëllim diskutimet për tensionet e fundit të cilat ishin shkaktuar në mes Kosovës dhe Serbisë, si shkak i çështjes së targave.

    Ndër të tjerash Lajçak pritet që të diskutojë edhe me emërimet e reja në Kosovë,në kuadër të përfaqësuesve të komunitetit serb.

    Ndryshe serbët ditëve të fundit kanë kundërshtuar emërimin e Nenad Rashiq si ministër për Komunitete dhe Kthim, si dhe Rada Trajkoviq si këshilltare.

    Para se gjithash duhet theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të krijojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjë të cilën publikisht e ka kundërshtuar i pari i Qeverisës  së Kosovës, Albin Kurti.

    Kurti po ashtu për disa javë radhazi u kishte bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione, pas dorëheqjeve të shumta të tyre.

    Pas zhvillimeve të fundit në Bruksel dhe takimeve të cilat Kurti pati me përfaqësuesit e BE-së dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditëve në vazhdim pritet që Lajçak të zhvillojë vizitën e radhës në Kosovë dhe Serbi.

    Njëashtu Lajçak pritet që të diskutojë me Kurtin dhe Vuçiq në lidhej me hapat e radhës të dialogut dypalësh.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark