×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Pasagjer i dyshimtë”, thriller në aeroport, frikë dhe tmerr te qindra pasagjerë

    Insajderi
    11 November 2022 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy fluturime të Emirates që niseshin të enjten pasdite nga Athina drejt Nju Jorkut dhe Dubait, u kthyen në një thriller pas informacioneve të CIA-s për një person të dyshimtë me origjinë arabe, i cili ndodhej në fluturim.

    Pas disa orësh shqetësimi për pasagjerët dhe pas hetimeve nga autoritetet, në dy avionët nuk u gjet asnjë person i dyshimtë apo ndonjë gjë tjetër, dhe alarmi përfundoi pak pas mesnate.

    Njoftimi zyrtar i ELAS

    Shtabi i Policisë Helenike njofton se, në kuadër të hetimeve, në lidhje me ekzistencën e një personi të dyshimtë në një nga dy fluturimet e një kompanie të njohur që është nisur pasditen e sotme (10-11-2022), nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, është dhënë urdhri për kthimin e njërit fluturim dhe moslargimin e tjetrit, pas një vendimi të Komisionit të Sigurisë së Aeroportit.

    Më pas është bërë kontrolli i të gjithë pasagjerëve nga shërbimet e Policisë Greke, pa u lokalizuar personi të cilit i referohej informacioni apo ndonjë gjë tjetër e dyshimtë.

    Edhe pasi nuk kishte asgjë për tu shqetësuar, disa prej pasagjerëve vendosën të mos fluturonin pasi ishin të frikësuar nga gjithçka që kishin përjetuar.

    Fluturimi EK 209 për në New York Emirates 

    Fluturimi EK209 u nis në orën 17:32 nga Athina për në Nju Jork. Ai kishte 228 pasagjerë (dhe një foshnjë) dhe 18 anëtarë të ekuipazhit. Informacioni i CIA-s, i vlerësuar si serioz nga EYP, ishte se në avion ndodhej një person i dyshimtë me origjinë arabe.

    Siç mund të shihet në të dhënat e fluturimit nga FlightRadar, mbi Sardenjë, avioni u kthye në lindje. Sipas informacioneve, as Franca dhe as Italia nuk kanë pranuar uljen e avionit në territorin e tyre.

    Një sinjal me karakteristikat e të dyshuarit dhe një kopje të pasaportës i është dërguar ekuipazhit nga kulla e kontrollit.

    Është bërë kontroll por nuk është gjetur asgjë, por dyshohet se një person i dyshimtë udhëtonte me identifikim të rremë.

    Avioni, në kthimin e tij në Athinë,  shoqërohej nga një palë luftarakë F-16 të skuadronit 340 të Forcave Ajrore, të cilat u ngritën në orën 21:09 nga Souda. Urdhri për t’u ngritur u dha nga selia e NATO-s kur avioni ishte 120 milje në jugperëndim të Kalamatës. Boeing 777 u ul në Athinë në orën 21:56.

    Pasagjerët dhe avionët, si dhe ekuipazhi, do të kalojnë natën në Athinë. Sipas informacioneve ata do të nisen të premten në orën 20:00 për në Nju Jork.

    Fluturimi për në Dubai

    Përsa i përket fluturimit EK 210  me destinacion Dubai dhe orën e planifikuar të nisjes në orën 17:55, avioni nuk pati kohë të ngrihej.

    Pasagjerët hipën në Boeing 777 si zakonisht, dyert u mbyllën dhe avioni u ngjit në pistë.

    Përpara se të përfundonte procedura, kapiteni i njoftoi pasagjerët se duhej të kthehej për shkak të një problemi teknik. Kur avioni mbërriti përsëri në zonën e parkimit, pasagjerëve iu kërkua të zbrisnin, duke marrë me vete të gjitha bagazhet e tyre.

    Duket qartë se kapiteni i avionit e dinte arsyen që i ishte urdhëruar të mos ngrihej, por nuk u tha asgjë pasagjerëve dhe supozohej se kishte një problem teknik.

    Në vend që të drejtoheshin në dhomën e pritjes, siç ndodh zakonisht në këto raste, ata i janë nënshtruar një kontrolli të thellë, gjatë të cilit janë detyruar edhe të heqin këpucët.

    Në dhomë ishin të pranishëm dhjetëra policë me rroba civile. Në fund, i dyshuari nuk u gjet dhe kështu avioni u nis në orën 22:06 të së enjtes për në Dubai,   me më shumë se katër orë vonesë./Abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark