×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi i la grevistët pa rroga, Kurti uron një mik të tij për suksesin në Oslo të Norvegjisë

    Insajderi
    04 September 2022 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi la grevistët pa paga, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gjetur kohë që ta urojë mikun e tij, regjisor, Izer Aliu, për suksesin në Oslo të Norvegjisë.

    Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, ka uruar Aliun, duke theksuar se filmi i tij është ndër ata filma që nuk shqitet kollaj nga mendja.

    “Janë disa rregulla të pashkruara, e njëra nga më të rëndësishmet: kurrë nuk mund t’i tradhtosh shokët pa pasoja të rënda. Kjo është tema që e trajton regjisori @izeraliu në filmin e tij “12 BRAGDER”, i cili triumfoi në festivalin e filmit, Oslo Pix duke fituar Oslo Grand Pix Nordic Fiction.

    I uroj suksese të tjera mikut tim i cili përherë na sjell filma që nuk na shqiten kollaj nga mendja pasi t’i kemi parë” – shkroi Kurti.

    Kujtojmë se, punëtorët e sektorit publik që janë në grevë nuk po marrin pagën e plotë nga Qeveria e Kosovës, vendim ky i marrë ditë më parë nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Derisa, ditën e djeshme, aktivistët e Partisë Social Demokrate të Kosovës përmes një aksioni simbolit kanë gjuajtur me miell Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark