Disiplina e madhe taktike ka qenë vendimtare që Malisheva mori pikët e plota në përballjen ndaj Trepçës ’89, ka thënë pas ndeshjes trajneri Sami Sermaxhaj.
Të shtunën, Malisheva fitoi ndaj Trepçës ’89 me rezultatin 4:0.
Ishte vetëm fitorja e dytë në shtëpi e malishevasve këtë sezon.
“Kemi pritur se do të jetë ndeshje e vështirë. Përgëzoj djemtë për disiplinën e madhe taktike, për presingun që ishte mirë i organizuar nga lojtarët. Epilogu final është si rezultat i dy golave të parë. Trepça ’89 bëri ndryshime të disa lojtarëve, ndërsa lejoi hapësira. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe disiplinën taktike”, tha Sermaxhaj për ArtSport.