×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pasi Prokuroria konfirmoi për Insajderin se kanë nisur hetimet për keqpërdorimin e fondeve, reagon Shqiprim Arifi

    Insajderi
    17 May 2023 - 20:30

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar me një video-mesazh pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me dyshimin për keqpërdorim e fondit të ndarë nga Qeveria e Kosovës për Luginën.

    Arifi tha se uron që në këtë proces të ketë sa më pak ndikim politik dhe që keqdashësit të marrin dënimin e merituar, duke shtuar se ky rast është vjedhja më e madhe në Luginën e Preshevës.

    Kallëzimi penal i cili e përshkruan vjedhjen më të madhe në Luginë të Preshevës dhe formën në mënyrë të detajuar, e cila përmban shumë fakte dhe ja lehtëson Prokurorisë pikërisht këtë proces. Uroj se për shkak të ndërlidhjes politike të ketë sa më pak ndikim politik në këtë proces dhe shpresojë që Prokuroria Speciale të shtojë tempon e duhur për të përfunduar këtë proces të hetimeve dhe për të sjellur atyre njerëzve keqdashës atë të cilën e meritojnë, dënimin“, u shpreh Arifi.

    Kujtojmë se, kallëzimi penal për këtë rast është dorëzuar në muajin shkurt nga kryetari Arifi.

    Nga Zyra për Komunikim në Prokurorinë Speciale të Shtetit kanë thënë se janë ende në fazën fillestare të hetimit.

    “PSRK, pas shqyrtimit të kallëzimit penal, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës qe të ndërmerr veprime hetimore me qëllim të grumbullimit të informacioneve në drejtim të vërtetimit të pretendimeve të parashtruara në kallëzim penal. Duke pas parasysh faktin se rasti është në fazën e hetimeve, tani për tani nuk mundë të japim me tepër informata“, thuhet në përgjigjen e PSRK-së për Insajderin.

    Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndau 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

    1.2 milionë euro po pretendohet se janë keqpërdorur nga kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafin, ish-kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ish-kryetarja e Preshevës tani këshilltare e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani e persona që kanë lidhje me treshen.

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark