×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pasi u bë baba, Zayn Malik nis xhirimet e videoklipit të ri

    Insajderi
    18 October 2020 - 14:20

    Një muaj më parë, Zayn Malik dhe partnerja e tij, Gigi Hadid, u bënë prindër për herë të parë.

    Gigi solli në jetë një vajzë, ndërsa dyshja nuk kanë hezituar të shkruajnë dedikime me fjalët më të mira për të.

    Ardhja në jetë e vajzës, duket se e ka frymëzuar Zayn t’i rikthehet projekteve muzikore, andaj ka nisur punën për këngën e re.

    Në rrjete sociale, këngëtari publikoi fotografi të shkrepura nga xhirimet e klipit, ku shfaqet në një vend të rrethuar me gjelbrim.

    Zayn Malik nuk ka preferuar të zbulojë shumë detaje rreth kësaj kënge, por fansat presin me padurim të shohin se çfarë po përgatit ai këtë herë.

    View this post on Instagram

    ʙᴇᴛᴛᴇʀ

    A post shared by Zayn Malik (@zayn) on

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark