×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi u vlerësua me notën 1 në arsim, reagon Hykmete Bajrami

    Insajderi
    07 March 2021 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Ditën e Mësuesit, sot është protestuar para Ministrisë së Arsimit. Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e Arsimit për gjendjen në këtë fushë, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.

    Pas aksionit që u publikua në media, ka reaguar ish-ministrja e Arsimit në Qeverinë Kurti, Hykmete Bajrami.

    Në një reagim të gjatë në profilin e saj në Facebook, Bajrami e ka quajtur OJQ-në në fjalë pjesë të korrupsionit, duke shtuar se nuk duhet “futur të gjithë ish-ministrat në një thes”.

    “Duke i futur të gjithë në një thes, po i shërbeni korrupsionit”, shkruan ajo në Facebook, teksa i përmend punët e bëra gjatë mandatit të saj si ministre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark