×
  • Showbiz
  • Show

    Pasi vrau aksidentalisht regjisoren, aktori i njohur merr një vendim drastik për të ardhmen e tij

    Insajderi
    25 October 2021 - 16:43

    Vrasja aksidentale e kameramanes Hayna Hutchins dhe plagosja e regjisorti Joel Souza nga aktori Alec Baldwin ka tronditur të gjithë.

    Ngjarja ndodhi në sheshxhirimin e filmit ‘’Rust’’ ku Baldwin luan rolin kryesor.

    Pas kësaj ngjarje të rëndë mësohet se aktori ka anuluar të gjitha projektet dhe ka vendosur që për kohë të pacaktuar të tërhiqet nga aktrimi.

    Kështu ai i trajton kohët e vështira. Sa herë që ndodh diçka e keqe, në një afat të shkurtër, ai largohet nga sytë e publikut. Ai ishte i pangushëllueshëm për orë të tëra pas të shtënave. Të gjithë e dinë se ky ishte një aksident, por ai është absolutisht i shkatërruar”, janë shprehur burime për “People”.

    Më herët, aktori reagoi duke shprehur se nuk kishte fjalë që e përshkruante këtë ngjarje të rëndë.

    Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.
    Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”
    , tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark