×
Insajderi / Insajderi

“Paska përfunduar muaji i mjaltit Kurti-Borell”

Insajderi
21 November 2022 - 18:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Edhe pas takimit tetë orësh në Bruksel, nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me targat. Lidhur me këtë ka reaguar sekretari i Nisma SocialDemokrate, Bilall Sherifi, duke thënë se sot paska përfunduar “muaji i mjaltit” Kurtit me Borrellin.

“Si duket sot paska përfunduar “muaji i mjaltit” i Albin Kurtit me Josep Borrellin!” ka shkruar Sherifi.

Tutje ai ka shtuar se nuk ka kaluar kohë kur Kurti e kërkonte Borrellin me çdo kusht.

“Nuk ka kaluar shumë kohë kur Kurti refuzonte përfaqësuesit e SHBA-së duke thënë se Kosova është Europë e jo Meksikë. E kërkonte Borrellin me çdo kusht! Veç Kurti ka mund të besojë që një politikan që vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës do të angazhohet që Sërbia të respektojë sovranitetin e Kosovës”.

Derisa ka përfunduar se në fund Kurti e kuptoi realitetin por ia humbi dy vite Kosovës.

“Mirë që më në fund edhe Kurti e ka kuptuar realitetin por keq që derisa e kuptoi Kosovës ia humbi dy vite!”, ka shkruar Bilall Sherifi.

Postimi i Bilall Sherifit:

Si duket sot paska përfunduar “muaji i mjaltit” i Albin Kurtit me Josep Borrellin!

Nuk ka kaluar shumë kohë kur Kurti refuzonte përfaqësuesit e SHBA-së duke thënë se Kosova është Europë e jo Meksikë. E kërkonte Borrellin me çdo kusht!

Veç Kurti ka mund të besojë që një politikan që vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës do të angazhohet që Sërbia të respektojë sovranitetin e Kosovës. Mirë që më në fund edhe Kurti e ka kuptuar realitetin por keq që derisa e kuptoi Kosovës ia humbi dy vite!

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark