×
  • Lajme
  • Lajme

    “Patericë është ajo more”, analisti kryesor i VV-së godet brutalisht listën “Guxo”

    Insajderi
    06 October 2022 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sadri Ramabaja i njohur si analist që mbështetë Qeverinë Kurti, sot e ka vlerësuar si “patericë” partinë Guxo, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

    Kjo erdhi pas një debati në mes të analistëve Ilir Mirena dhe Valon Syla.

    Përderisa Syla tha që Guxo po kërkon drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas dorëheqjes së ish-ministrit Rifat Latifi, Mirena ka thënë se kjo është normale, duke qenë se kjo parti është shtyllë e qeverisë.

    “Po ju takon, se ata janë shtylla e kësaj qeverie, me folë drejt. Pa Listën Guxo, nuk ka qeveri Kurti”, ka pohoi Mirena.

    Por, kjo gjë duket së nuk i pëlqej Ramabajës i cili e qujati “patericë” listën Guxo.

    “Patericë është ajo more…”, ka ndërhyrë Ramabaja.

    Pak minuta më vonë, Ramabaja ka bërë një sqarim, duke mos e quajtur më patericë partinë Guxo, por duke thënë se nuk është as shtyllë e qeverisë.

    “E çmoj shumë vendosmërinë e Listës Guxo, por ajo nuk është shtyllë, por është pjesë e koalicionit”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark