Paul McCartney ka paditur kompaninë “Sony” për të rifituar të drejtat e këngëve klasike të Beatles.
Artisti shpreson të sigurojë pronësinë e 267 pjesëve të shkruara nga ai vetë dhe John Lennon në vitet ‘60, në një rast që sjell në kujtesë betejën e Duran Duran në vitin 2016.
Në vitet ’80, Michael Jackson bleu të drejtat e shumë prej këngëve të grupit legjendar, përfshirë “Hey Jude” dhe “Let It Be”, duke paguar 47.5 milionë dollarë për të siguruar koleksionin.
Këngëtari bleu më pas edhe aksione në Sony, të cilat pas vdekjes u rivunë në treg nga trashëgimtarët e pasurisë së Jackson për 750 mijë dollarë.
Pronësia e pjesëve muzikore pritet t’i shkojë sërish McCartney-t në vitin 2018, por ai pretendon se nuk ka marrë konfirmim se kjo do të ndodhë pa një betejë ligjore.
Në fakt, McCartney ka arsye për t’u shqetësuar, duke qenë se edhe grupi Duran Duran luftoi dhe humbi një betejë të ngjashme me Sony-n dhjetorin e kaluar. Një gjykatës vendosi se ligjet angleze i pengonin autorët të rifitonin të drejtat e veprave të tyre.