Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, pavarësisht se skuadra e tij u mposht nga Drita 1:0, ka vlerësuar pas ndeshjes se klinasit kanë merituar të marrin pikë nga ky ballafaqim.
Ai thotë se skuadra provoi gjithçka, por fati nuk ishte në anën e tyre.
“Në momente të caktuara pasimi final nuk ishte i kënaqshëm. Fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë, ishte problem për ta kontrolluar topin. Sot humbëm dy pikë, patëm më shumë nga loja, por këto ndodhin. Karakteri i lojtarëve tregoi se e deshëm barazimin, pse jo edhe fitoren. I futëm në lojë të gjithë lojtarët e fazës ofensive. Ndonjëherë edhe fati ta kthen shpinën. Sot të paktën merituam barazimin”, tha Dallku fillimisht.
“Posedimi i topit ishte në anën tonë, e kontrolluam lojën. Rëndësi ka që djemtë dhanë maksimumin. Loja ishte në anën tonë”, u shpreh tekniku i Dukagjinit.