×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    PDK-ja do të kërkojë në seancë shkarkimin e Rozeta Hajdarit

    Insajderi
    20 March 2023 - 12:50

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se gjatë seancës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Sipas saj ajo ka bërë shkelje të shumta që i ka bërë në dikasterin që ajo e drejton.

    Deliu-Kodra tha se në seancën e të enjtes pos kësaj pike, do ta kenë edhe Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policisë.

    Si PDK sot kemi propozuar që të kemi në rendë dite projektligjin për pensionimin e policëve të Kosovës. Ajo ka një bllokadë të shumicës. Në ditën e enjte presim që të kemi në rend dite edhe shkarkimin e ministres Hajdari për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme që ne i kemi identifikuar në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”, tha ajo.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark