×
  • Lajme
  • Insajderi

    PDK-ja ia merr Nismas kryetarin e Degës në Suharekë

    Insajderi
    16 January 2021 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK’së.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike.

    “Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti të njërit prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. “, ka shkruar Hoxhaj.

    Sami Hajdaraj, ndryshe, ka qenë edhe ish-ministër dhe një nga njerëzit më të afërm të Fatmir Limajt në Suharekë

    “Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ish ushtari i UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes. E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeveriss si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!”, ka shkruar Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark